Celebrities Live From Tirana

Sabina Mete: “Ja çfarë kam inat në takimin e parë me një mashkull”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e sportit Sabina Meta për të folur rreth partnerit në jetë, nëse ky i fundit është fat apo zgjedhje.

Për më shumë ajo na tregon vetë…

Unë nuk kam folur asnjëherë për jetën time private. Mendoj që sa më pak të dinë njerëzit aq më shumë zgjat lumturia. Njerëzit e vrasin çdo gjë të bukur. Unë kam disa kritere për partnerin tim. E para të jetë inteligjent, sepse di të respektojë femrën e të jetë i sinqertë. Shumë e vështirë të gjesh një mashkull me këtë cilësi. Mblesëritë në shoqëri janë më të mira sesa njohjet nga Instagrami sepse dikush ka një njohje të caktuar dhe një mashkull është më pak i predispozuar për të gënjyer apo për të bërë gjëra më të fshehta.

Mendoj se së pari mashkulli duhet të jetë xhentil. Me kohët që kanë ardhur meshkujt duan më shumë vëmendje se femrat. Një njeri nëse nuk është i sjellshëm mua nuk më bën për vete. Komunikimi mban numrin një në një lidhje. Në takimet e para kam inat kur dikush më thotë: “Ndonjë gjë tjetër?.” Domethënë nuk di më çfarë të flasësh dhe pret vetëm nga unë. Kjo është shenja që unë mos ta vazhdoj më një lidhje. Unë kërkoj respektin, besnikërinë pastaj dashurinë.

Sot ka humbur paksa dashuria dhe është kthyer në interes. Sot disa gjëra njerëzit i kanë gati, nuk e kanë të vështirë të të vijnë pas dhe nuk duan të lodhen më shumë meshkujt sot. Unë kam disa miq që janë në një lidhje, kanë vendosur të largohen nga rrjetet sociale dhe janë më të lumtur. Unë nuk jam kontrolluese e rrjeteve sociale të partnerit por jam gjithmonë si një “agjente FBI-je”, i vëzhgoj të gjitha. Jam xheloze deri te pjesa e dashurisë, jo për t’u bërë e sëmurë.