Showbiz

Sacha Baron Cohen zbulon momentet më të rrezikshme të xhirimet të një skene filmi

Sacha Baron Cohen nuk është një aktor i cili njihet për thjeshtësinë delikatesën e filmave të tij, dhe sigurisht as “Borat 2” nuk do të bënte përjashtim.

“Për pak sa nuk kam shkaktuar trazira” – është shprehur ai për “The Times”. “Ndërkohë që po xhironim filmin më të fundit, u shfaq si një këngëtar, në një grumbullim për të drejtat e armëve. Në momentin që organizatorët e kuptuan, zbrita dhe u futa në një makinë për t’u larguar por një turmë njerëzish na bllokuan rrugën dhe po gjuanin me grushta makinën. Unë kisha veshur një jelek antiplumb por më dukej i pamjaftueshëm duke parë që të gjithë kishin armë gjysmë-automatike. Arritën të hapnin derën ku isha unë dhe më duhet të përdorja të gjithë peshën e trupit për ta mbyllur përsëri” – përfundoi ylli i kinematografisë.

Filmi shfaqet më 23 tetor përmes platformës “Amazon Prime” dhe duke njohur historitë dhe natyrën provokuese të tij, afërsinë me zgjedhjet presidenciale në SHBA parashikohet të jetë një sukses.