1këngëx2 Celebrities

Saimir Kodra kujton me nostagji kohët kur ishte pjesë e Top Albania Radio-s!

Sot në përvjetorin e 24-të të Top Albania Radios ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ishte një nga zërat më të hershëm të radios, Saimir Kodra. Saimiri ka qenë mjaft i njohur për emisionin legjendar të TAR, “Radio Mania”. Çfarë kujton Saimiri nga Top Albania Radio-s?

Mbaj mend ca kohë që nuk e di si u ndodha drejtues i Top Albania Radios. Mbaj mend që ditën e rrogës nuk e merrja asnjëherë se i kisha harxhuar të gjitha për radion. Pastaj u bashkua dhe Bojken Lako si bashkëvuajtës (qesh). Kohët e “Radio Mania”-s kanë qenë shumë të bukura, po nuk ka ngelur asnjë regjistrim tani. 

Rikthimi në radio në “Pardon My French”, kur ai erdhi si i ftuar, si e përjetoi Saimiri? A ka ai ende nostalgji për kohët kur ishte pjesë e Top Albania Radios?

Çdo moment ka nostalgji, në ditët e mia të lodhshme, stresuese, e gjej ngushëllimin tek ‘dashnorja’ e parë, Top Albania Radio. Atëherë radio mbizotëronte kudo, në makinë, në çdo ambient. Sot radio është pak më e vështirë për të dominuar tregun.

Çfarë frazash mban mend ai nga ajo kohë?

Kur duhej të flisja si fëmijë, dhe të nesërmen vinin bluza, çorape, etj, kur ndërkohë ishte thjesht një proçesor (qesh).