Sport

Salah vrasësi i ekipeve italiane, në “San Siro” ka shënuar dy herë

“Reds”-at rikthehen në Ligën e Kampioneve dhe nisin sezonin e tyre të fazës së ligës duke u përballur me Milanin në “San Siro” sonte në orën 21:00. Kjo ndeshje shënon fillimin e sezonit të 49-të të Liverpulit në garat evropiane dhe fushatën e tyre të 28-të në Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampioneve. Kjo është vetëm përplasja e pestë evropiane mes dy gjigantëve europianë. Ata u takuan më parë në finalet e 2005 dhe 2007 të Champions League dhe dy herë gjatë fazës së grupeve të kompeticionit në 2021-2022. Kjo do të jetë vizita e pestë e Liverpulit në “San Siro”.

Ata humbën ndaj Interit (3-0) në 1965, por i mundën në 2008 (1-0) dhe 2022 (2-0), dhe mposhtën Milanin (2-1) në 2021. Në shtëpi dhe jashtë, “Reds”-at janë përballur 41 herë në total me klubet italiane. Ata kanë fituar 19 dhe kanë humbur 18. Liverpuli ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe në këtë kompeticion. Ky është gjithashtu sezoni i tetë radhazi në të cilin “Reds”-at përballen me kundërshtarë italianë.

Sot tre lojtarë mund të bëhenpjesë e historisë, ndërsa janë njëndeshje larg paraqitjeve jubilare me fanellën e Liverpulit: DiogoZhota (150), Darvin Nunjez (100) dhe Dominik Sobozlai (50). Kapiteni i “Reds”-ave, Virxhil van Dajk, mund të përfaqësojë klubin për herë të 50-të në njëndeshje të kompeticioneveEvropiane. Nëntë nga golat eshënuar nga Mohamed Salahpër Liverpulin janë shënuar në16 paraqitje kundër skuadraveitaliane. Sulmuesi egjiptian kashënuar në dy paraqitjet e tijtë fundit në “San Siro”.

Trajneri i ri Arne Slot drejtoi lojtarin aktual të Milanit, Tijani Reijnders tek AZ Alkmari në sezonin 2019-2020. Ky do të jetëtakimi i 50-të i Milanit me njëklub anglez. Në 49 përballjet ederitanishme ata kanë fituar 14,barazuar 14 dhe kanë humbur21. Kuqezinjtë e Fonsekës e kamngritur Kupën e Kampioneve/Ligën e Kampioneve në shtatëraste në historinë e tyre, një mëshumë se Liverpuli. Suksesi i tyrei fundit erdhi pikërisht kundërgjigantëve të Mersejsajdit nëAthinë në vitin 2007.