Aktualitet Politikë

Sali Berisha përjashtohet nga Partia Demokratike!

Kryesia vendos të përjashtojë përgjithmonë nga Partia Demokratike, Sali Berishën dhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, të ngritur në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryetari më 11 dhjetor 2021.

Bashkë me Berishën, të përjashtuarit e tjerë janë Flamur Noka, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu e Keltis Kruja.

Dje, kryetari Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e PD-së, dy ditë pas protestës së 8 janarit, që përfundoi në përplasje, në përpjekjen e mbështetësve të Berishës për të rimarrë selinë e PD-së. Mbledhja e Kryesisë filloi punimet në orën 19:00 për t’i përfunduar në 03:30 minuta të mëngjesit.

Gjithashtu, aty u mor vendim për pezullimin e 20 emrave të tjerë:

Agron Shehaj

Aldo Bumçi

Belind Kelliçi

Blendi Himci

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Gent Deromemaj

Genc Pollo

Genti Strazimiri

Rigels Mucollari

Ivi Kaso

Ledina Mandia

Luan Baci

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës sqaroi se po vijon hetimet për protestën e 8 janarit. Deri tani ka firmosur 34 urdhër-arreste, për akuza të ndryshme, si edhe u sekuestruan pamjet filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore, ndërsa u morën në pyetje personat që kanë dijeni.

Basha e Berisha pritet të merren në pyetje nga Prokuroria në cilësinë e deklaruesit, pas shfaqjes së akteve të dhunshme në protestën e 8 janarit dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës.