Aktualitet Politikë

Sali Berisha vetëdeklarohet në Kuvend si deputet i grupit parlamentar të PD!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar në protokollin e Kuvendit shkresën së vetëdeklarohet si anëtar i grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa është dorëzuar pasditen e sotme në Kuvend, pak para seancës parlamentare e cila zgjati pak minuta.

Sali Berisha është zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të PD-së. Partia Demokratike ka regjistruar sot në Kuvend 44 deputetë si pjesë të grupit të saj parlamentarë. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR, 7 të tjerë janë pjesë e listës së PDIU, që në total bëjnë 58 deputetë. Ndërkohë PD në zgjedhje mori 59 mandate.