Celebrities Film & Tv Showbiz

Salma Hayek tregon momentin më të sikletshëm të Angelina Jolie-s në festën e ditëlindjes!

Aktorja bukuroshe Salma Hayek së fundmi ka zbuluar se shoqja e saj jo vetëm në jetën reale por edhe ne filmin ‘Eternals’, Angelina Jolie ishte ngurruese për faktin që duhet t’ia ‘zhyste’ kokën mbi tortën e saj të ditëlindjes, si pjesë e traditës meksikane.

Aktorja 55-vjeçare e tregoi historinë e tortës së ditëlindjes ndërkohë që po promovonte filmin e ardhshëm të ‘Marvel’ së bashku me Kumail Nanjiani në emisionin e ‘Jimmy Kimmel Live’. Jimmy e vuri në dukje se Salma muajin e kaluar kishte organizuar një festë të vogël ditëlindjeje.

Mordida chant: 'This is the power of Salma Hayek, she can get them to chant something that they don't know what it is,' quipped Kumail

Nga ana tjetër ajo shpjegoi se u tha të gjithë njerëzve se nuk donte një festë ditëlindjeje dhe se duhej të punonte atë ditë.

Të gjithëve u erdhi keq për vetminë time, kështu që ata thjesht u shfaqën në shtëpinë time. E dini? 25 persona. Më është dashur të them, sillni pije alkoolike! Falë Zotit kishte dhe një tortë aty. Salma i kujtoi Jimmy -t traditën meksikane të njohur si ‘mordida’. Salma shpjegoi se ‘mordida’ është një traditë që do të thotë të provosh pak nga torta pa e prekur me duar dhe pasi ke fryrë qirinjtë.

Aktorja më pas tregoi se shoqja e saj Angelina nuk e dinte se duhet që t’ia ‘zhyste’ kokën në tortë dhe se është shprehur gjatë gjithë kohës me një ‘jo’ të prerë sepse mendonte se do të gabonte. Por mesa duket ishte një provë e kaluar me sukses pasi Angelina i vendosi dorën pas kokës Salmës dhe e ndihmoi që të provonte pak nga torta para se të shpërthente në të qeshura jo vetëm ajo por të gjithë të ftuarit.

Rikujtojmë se aktorët së bashku marrin pjesë në filmin më të ri që pritet të publikohet së shpejti. “Eternals”  ka të bëjë me të pavdekshimit me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Filmi tregon betejën e vazhdueshme midis Eternals i botuar për herë të parë nga Jack Kirby në vitin 1976 dhe rivalëve të tyre Deviants në Marvel Cinematic Universe.