Celebrities Music Showbiz

“SALVAJE”, Ronela zbuloi bashkëpunimin ndërkombëtar?

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

E ftuar në 25-vjetorin e Top Albania Radio-s, Ronela na ngjalli goxha kureshtjen me deklaratën e saj. E ngacmuar mbi ”Salvaje”, që nga titulli duket si një projekt i huaj, këngëtarja u shpreh:

Do ta mësoni pasi të mbarojë ky 25-vjetor…Kemi surpriza… Kanë mbetur dhe tre ditë…

Ronela Hajati duket se nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Jo vetëm në vendin tonë, por duket se Ronela ka projekte që po i punon dhe jashtë vendit.