Aktualitet Rajoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosova me mesazhin se e ka vendin në Union!

Para samitit, presidentja Vjosa Osmani, u tha gazetarëve se “Kosova synon të theksojë se e ka vendin në Bashkimin Europian”.

Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve europiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë për një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin.

E pyetur nëse ka shpresa se në këtë samit do të shënohen përparime në procesin e liberalizimit të vizave, Osmani tha se shpreson, por nuk dëshiron të nxisë pritshmëri te njerëzit.

Para gazetarëve, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, deklaroi se pret t’i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi se do të marrin përgjigjen e tij.

Tashmë, në OKB kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë e mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu si edhe të Serbisë.

Nga samiti, Vuçiç bëri të qartë se nuk pret gjë tjetër. Ndërkohë, me kryeministrin Rama dhe të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pasi Ukrainës e Moldavisë t’iu ndahet statusi i vendeve kandidate nga BE-ja, disa liderë bëjnë thirrje të mos harrohen vendet e Ballkanit Perëndimor, që edhe pse në faza të ndryshme të integrimit, nuk po përparojnë. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç veçoi Bosnjen e Kosovën, të vetmet vende nga Europa Juglindore, ende pa status kandidati për në BE.

Duam që edhe Kosova të përparojë, sidomos kur është fjala për liberalizimin e vizave. Formalisht, Prishtina nuk ka aplikuar për statusin kandidat e nuk mund t’i jepet, ndërsa mosnjohja e Kosovës shtet nga pesë vende te BE-së, përbën rrethanë rënduese.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e pranishme në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit, takoi presidentin Osmani.
Ishte qëndrim i qartë për pozicionin që fuqimisht kemi miratuar nga ky Parlament mbi liberalizim e vizave që duhet t’i jepet Kosovës. Kemi qenë e do të mbetemi të zëshëm në këtë drejtim.