Aktualitet

Samiti i Brdos/ Nga “sherri” mes Ramës dhe kryeministrit holandez se kush do të kalojë i pari, tek takimet me liderët e BE.

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Slloveni, ku do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Para nisjes së këtij samiti, Rama ka pasur mundësinë të takohet me disa nga liderët e vendeve të rajonit si dhe zyrtarët e lartë të BE.

Rama është parë të bisedojë edhe me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Ndërkohë në videon më poshtë mund të shikoni disa nga momentet e kreut të qeverisë shqiptare në samitin që mbahet në Slloveni.

Nuk kanë munguar as momentet “pikante” në Samitin e Brdos në Slloveni.

‘Kaloi ti i pari’, ‘jo, jo, ti i pari’, ka qenë ky ‘debati’ mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samit.

Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti. Ata ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari. Në fund, ai që u ‘dorëzua’ ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.