Bota

Samiti i G7: Liderët ‘tallen’ me foton e Putin!

Presidenti amerikan Joe Biden, ka bërë thirrje për unitet të Perëndimit, para nisjes së Samitit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në të cilin do të diskutohen sanksionet ndaj Rusisë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, i ka thënë Biden, kanceladrit gjerman Olaf Scholz para nisjes së samitit dyditor në Alpet gjermane, të dielen.

Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin shpresoi se “NATO-ja dhe G7 do të copëtoheshin, mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”.

E megjithatë teksa uleshin në tryezën e punës, ata e shfrytëzuan momentin për të bërë dhe një shaka për presidenti rus Vladimir Putin. Kryeministri britanik pyeti të tjerët nëse duhet ti heqin xhaketat dhe të përveshin këmishën deri te mëngët. Ne duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini, tha ai duke qeshur.

Por përtej shakasë liderët, synojnë të bëjnë një shfaqje uniteti dhe vendosmërie për luftën me anë të këtij  samiti. Ideja do të jetë që t’i dërgohet një sinjal presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi ka durimin strategjik për të ruajtur mbështetjen e tij për Ukrainën, edhe nëse ajo përballet me presionin e brendshëm politik .

Pas takimit të G7-ës, liderët e NATO-s do të mblidhen për një samit në Madrid më 28-30 qershor.