Bota

San Francisko, më shumë vdekje nga droga sesa nga COVID-19!

Sipas mediave të huaja në San Francisko të SHBA-ve shumë njerëz vdisnin në rrugë, duke jetuar në apartamente të vetmuar apo në vende të tjera publike  si pasojë e mbidozës së drogave që janë rritur në të gjithë SHBA-në gjatë pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, në San Francisko, shifrat e vdekjeve për shkak të përdorimit të drogave “u rritën në qiell”, duke marrë 713 jetë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i 257 personave atje që vdiqën nga virusi në vitin 2020.

Një studiues zbuloi se San Francisco,  ku mbidozat janë më shumë se trefishuar që nga viti 2017,  ka më shumë mbidozë për frymë sesa çdo qytet i madh në Uest Coast.

Vdekjet nga droga në San Francisco rreth dy në ditë vlerësohet se rrjedhin nga dëshpërimi. Fentanili, shumë më i fuqishëm se heroina, ka gjetur vend në mesin e mijëra banorëve të pastrehë të qytetit, të cilët kanë vdekur nga mbidozimet në një numër të madh.

Për zyrtarët në San Francisko epidemia e vdekjeve nga mbidozimi ka qenë njëkohësisht përulëse dhe alarmante ndërkohë që ata janë krenuar me trajtimin e urgjencave shëndetësore, nga H.I.V. katër dekada më parë tek COVID-19 sot,