Botë e Çuditshme Food & Drink

Sanduiçin 100 dollarësh mund ta gjeni vetëm këtu…

Parku i famshëm i lojërave ”Disneyland” ka nxjerrë në shitje si risi një sanduiç gjigant prej 100 dollarësh që mund të ushqejë 6 deri në 8 njerëz. Autoritetet e parkut thanë se:

I quajtur sanduiçi Pym-nini, ai është një nga ushqimet më të shtrenjta në ‘Avengers Campus House of Mouse’, një zonë brenda ‘Disney California Adventure’ kushtuar trajnimit të brezit të ardhshëm të superheronjve.

Në këtë sanduiç ka djathë, proshutë me rozmarinë, sallam dhe salcë domateje të thatë. Është gjithashtu e mundur të blini një pjesë të sanduiçit për 14,50 dollarë.

Pym-nini do të jetë në dispozicion nga 4 qershori, kur ”Campus Avengers” më në fund do të jetë i hapur për publikun. Gjithsesi kujdesuni të mos e teproni ta porosisni shpesh sepse ky sanduiç me siguri ka shumë kalori dhe mund të fitoni disa kile të padëshiruara.

E keni kapur veten ndonjëherë mat duke përfunduar të gjithë kutinë e çokollatave? Shfrenimi nga një natë më para me ushqime jo të shëndetshme ose me ëmbëlsira mund të “dëmtojë” dietën tuaj, por më e rëndësishmja është se çfarë bëni pas kësaj.

Me siguri keni ngrënë pica shumë të shijshme, por a keni ngrenë ndonjëherë një picë të pjekur mbi llavën e një vullkani? Ne ju rikujtojmë David Garcia-n, i cili bën ushqimin tuaj të preferuar, picën, në rrjedhën e llavës së vullkanit, Pacaya në Guatemala i cili ka shpërthyer në shkurt të këtij viti.