Bota Celebrities Gossip

Sanksionet e Rusisë prekin edhe aktorin Jim Carrey, nuk i lejohet të shkelë në territorin e saj!

Qeveria ruse ka njoftuar një ndalim për 100 shtetas kanadezë, duke përfshirë aktorin Jim Carrey , shkrimtaren Margaret Atwood dhe disa gazetarë, nga hyrja në territorin e saj në përgjigje të sanksioneve të Otavës që synonin gazetarët dhe aktorët rusët tetorin e kaluar.

Ky është një vendim i marrë si përgjigje ndaj “sanksioneve të zbatuara nga regjimi i kryeministrit Justin Trudeau kundër politikanëve, parlamentarëve, gazetarëve dhe figurave kulturore ruse”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë.

Mes të sanksionuarve është edhe komediani Jim Carrey, 60 vjeç, të cilin Moska e ka akuzuar për “përfshirje të drejtpërdrejtë në formimin e një politike agresive anti-ruse”.