Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Sapo i prisni marrin një ngjyrë kafe…/Si të kujdeseni që frutat dhe perimet të qëndrojnë të freskëta!

Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani është një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar. Por, ka një truk të thjeshtë se si t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë. Për këtë ju nevojitet vetëm pak mjaltë dhe ujë. Lënia e perimeve dhe frutave të prera në ujë me mjaltë për 30 sekonda i pengon ato të marrin një ngjyrë kafe duke rezistuar deri në 24 orë.

Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një komponent që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta. Përbërësit janë 2 lugë çaji mjaltë, 1 gotë ujë. Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht.

Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në momentin që do t’i përdorni. Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera. Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.

Ndërkaq, nëse dëshironi të hani diçka pas darkës, sigurohuni që të mos jetë diçka që do t’ju rëndojë. Sipas ekspertëve, ananasi rekomandohet më shumë pasi keni konsumuar një darkë të bollshme dhe super kalorike. Ananasi është i pasur me vitamina dhe minerale siç është magnezi, i cili nxit relaksimin dhe redukton lodhjen. Ky frut rekomandohet veçanërisht për shkak të vetive të tij diuretike, të cilat kanë një efekt të dobishëm në mbajtjen e ujit në trup.