Celebrities Gossip Showbiz

Sapo konfirmuan ribashkimin, Trixa ‘thumbon’ Donaldin dhe Borën?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Moderatorja gjithashtu është një mike shumë e mirë e këngëtares Semi Jaupaj.

Vajzat njihen për miqësinë e tyre disa vjeçare dhe shpesh postojnë me njëra- tjetrën në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur dhe pak orë më parë. Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill” mbrëmjen e kaluar.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por mbrëmjen e kaluar Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Por, tanimë dihet nga të gjithë dhe historia e bujshme e Donaldit me Trixa-n, me të cilën krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së ‘BBV’, një histori që shihet qartë se i përket së shkuarës. Por,  ‘thumbat’ mes dyshes nuk kanë qenë të pakta në fillime e pikërisht atëherë kur duket se ishin shuar, këngëtarja bukuroshe duket se ka zgjedhur të ‘trazojë ujërat’. Pas konfirmimit të ribashkimit të Donaldit dhe Borës nga Semi, Trixa ka zgjedhur të postojë një foto, mbishkrimi i së cilës po mendohet të gjithë të jetë një ‘diss’ për ta.

Dyshimet i shton dhe një koment që duket qartë se është për çiftin dhe Beatrix e ka merituar me përgjigjen që i ka dhënë.

Komentuesja: Disa vlejnë 2 euro, disa nuk kanë çmim.

Trixa: Dreqin! E rëndë! Hahaha të dua!

Komentet po jua lëmë ju në dorë…