Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Sapo publikoi këngën e re Era Rusi zbulon në Top Albania Radio edhe projektet e radhës që pritet të vijnë!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Era Rusi. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe gjithashtu ka zbuluar gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”.

Kujt i dedikohet kjo këngë?

Në fakt malli është shumë dimensional dhe varet nga përjetimi. Por konkretisht tani është malli i dashurisë.

Si është agjenda e artistes për këtë vit?

Këtë vit është shumë shumë mirë, duke qenë që dy verat e kaluara ka qenë post pandemia.

Në fillim sezoni vjen me një baladë a do të sjellë edhe një këngë ritmike duke qenë se fillon edhe vera?

Gati është aty po pret. Do të më shikoni shumë shpesh në emision këtë verë.(qesh)

Artistja gjithashtu zbuloi se dy projekte të reja pritet të vijnë gjithashtu. Pse rikthehesh me një baladë?

Në fakt e kam menduar gjithmonë që skenat e festivaleve kanë një tjetër madhështi le të themi dhe duan këngë më të mirëmenduara artistikisht kurse kësaj here vendosa bashkë me ekipin dhe kompozitorin e këngës Edi Balilin që dua ta falenderoj sepse është një perlë kjo balada. Nuk doja ta lija më në sirtar, doja ta ndaja me publikun. Ka kohë që është si demo. Në fakt ne kemi gati që në dhjetor-janar që e mendojmë si projekt. Bëmë demon dhe varianti i parë më ka pëlqyer shumë ashtu dhe doja direkt ta ndaja si gjë por Edi kishte mendimin tjetër që të sillte në një formë më madhështore dhe kisha besim tek ai dhe u bë.

A ka ndërhyrë sadopak tek teksti i këngës Era?

Jo, fare. Tekstin e ka bërë Edi Balili vetë. Më pëlqeu shumë që nga fillim deri në fund dhe nuk kishte ndonjë gjë për të ndryshuar.