Celebrities Gossip Showbiz

Sapo u bë katërshe…

Besojmë se sapo ju vjen në mendje historia mes Donaldit dhe Borës, sidomos gjatë periudhës së ‘BBV’ kujtoni simbolin e dashurisë së tyre që ishte varësja e floririt. Varësja e famshme ishte dhurata e Donaldit për Borën teksa priste një konfirmim nga ana e kësaj të fundit.

Epo, mesa duket tanimë qenka bërë një simbol dashurie dhe për Flor Gjinin dhe Ori Nebijaj. Teksa prezantuesja bukuroshe ka qenë e ftuar të premten e kaluar në ‘Më lër të flas’, ajo ka kërkuar konfirmimin e Florit për të qenë bashkëprezantues si vitet e kaluara në ‘Pushime On Top’ dhe se pa të nuk do ta prezantonte. Nga ana tjetër, nuk mungoi një përgjigje dhe nga ana e tij duke pranuar të jetë së bashku me Orin dhe si e bëri do thoni ju? Duke treguar varësen që mbante në qafë. Dhe ne besojmë se ju duket skenë e njohur. 

Ori, gjithashtu gjatë intervistës në ‘Më lër të flas’, foli më shumë për këtë sezon të “Pushime On Top” që do të jetë shumë premtues. 

Jemi të lumtur sepse ia dolëm që me shumë punë dhe dedikim të fitonim dashurinë e të gjithë shqiptarëve që na ndjekin dhe që e duan Shqipërinë. Ka shumë shqiptarë që nuk kanë mundur të shohin vende të Shqipërisë. Do jetë një rubrikë shumë e këndshme që do të vijë për herë të parë, do të vijë nga një vajzë shumë simpatike, Irini, e cila do të ketë një rubrikë shumë të bukur që lidhet me aventurat e të rinjve. Do të fillojë me 4 korrik dhe do të jetë deri në të premten e fundit të gushtit.