Celebrities Gossip Showbiz

Sara Berisha do të këndoj në dasmën e Einxhel Shkirës?

Ditën e djeshme Einxhel, si një traditë tashmë për çdo vajzë që është në pritje të një fëmije ka organizuar një ‘babyshower’ me mikeshat e saj. Por duket se kjo festë nuk do të kujtohet vetëm për këtë, pasi Dj Dagz më në fund mori hapin që të gjithë mezi po e prisnim dhe vetëm pak më pas i ka propozuar Einxhelit për martesë. Këtë na e ka treguar vetë Einxhel me një video të postuar në Instagram.

E ftuar ditën e djeshme në festë ishte dhe Sara Berisha, e cila ka postuar një video nga festa dhe nga momenti i propozimit të Dagz për Einxhel dhe ka shkruar:

Tek dasma juaj do këndoj unë

Einxhel e ka ripostuar këtë dhe ka shkruar:

Mendova Yll Limani po pastaj mu kujtove ti dhe zëri yt dhe vendosëm për ty

 

Së fundmi bukuroshja ishte e ftuar në programin ‘Goca dhe Gra’ foli për herë të parë për spekulimet që kanë qarkulluar se ajo dhe Einxhel Shkira nuk flasin. Këto lajme kanë qarkulluar pasi Sarah nuk u pa në asnjë nga fotot që u publikuan nga festa e zbulimit të gjinisë të fëmijës që prezantuesja pritet të sjellë në jetë. Në atë organizim ishin mbledhur të gjithë të afërmit e çiftit dhe nuk mund të mos vihej re mungesa e Sarës.