Gossip Showbiz

Sara Hoxha ka patur një reagim epik momentin e parë që ka parë Ledrin!

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më të dashura e të preferuara të showbiz-it shqiptar. Popullariteti i tyre dhe ndjekësit shtohen çdo moment nëpër rrjetet e tyre sociale pasi ata postojnë vzhdimisht video dhe foto të familjes së tyre, në të cilat nuk mungon humori.
Edhe pse dyshja duket sikur ndan çdo gjë me publikun, ata ende nuk kanë dhënë një intervistë së bashku, si dhe Sara nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ekranit për të na shuar disa kuriozitete që kemi rreth tyre.

Gjithsesi, ajo shfaqet shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram ku shpesh bisedon me fansat me anë të një Q&A, ku ndjekësit bëjnë pyetje dhe Sara i përgjigjet.
Së fundmi, një prej ndjekësve të saj ka qenë shumë kurioz të dijë se cili ka qenë reagimi i Sarës në momentin e parë që ka parë Ledrin.
Në fakt të gjithë dëshironim ta dinim këtë gjë, por përgjigja e saj na ka lënë paksa të habitur.

Ky është Ledri Vula?

Rikujtojmë se në një intervistë disa muaj më parë, Ledri ka zbuluar se ai e ka takuar partneren krejt rastësisht në një prej koncerteve të tij, në një ven dku Sara kishte shkuar së bashku me shoqet e saj.