Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha poston foto nga pushimet dhe na tregon linjat e saj trupore!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Prej disa ditësh Sara po shijon pushimet me partnerin e saj të zemrës, Ledrin, vajzën e tyre, Poem dhe miqësinë e tyre të ngushtë. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një foto të saj, ku si rradhëherë na ka treguar linjat trupore dhe mund të themi se duket shumë në formë.

E njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet VIP më të përfolur të momentit, është konfirmuar se bukuroshja është gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj duke nisur rrugëtimin në “Dancing with the Stars”. Blogerja na ka njohur tashmë me aftësitë e saj në kërcim, teksa jo pak herë ka bërë video në Tik Tok, që në shumë pak kohë janë bërë virale. Epo me siguri të gjithë po presin me padurim të shohin Sarën në këtë dimension të artit, por akoma me më shumë padurim pritet se cili do të jetë partneri i saj në kërcim ashtu si e kërkon dhe formula e programit.