Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha ‘thumbon’ Dafina Zeqirin?!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Në të kaluarën, të gjithë janë në dijeni se ka pasur një lidhje dashurie mes Ledrit dhe këngëtares së njohur Dafina Zeqiri. Kjo nuk ka përbërë aspak problem nga ana e partneres së artistit që dyshja jo vetëm të ruajnë miqësi të mirë, por edhe të bashkëpunojnë. E duket se ndjekësit besnikë të dy këngëtarëve duan shumë t’i shohin së bashku dhe kanë nisur video-t në TikTok ku teksa në sfond është e vendosur kënga më e re nga Dafi, kanë edituar disa momente të ish-çiftit dhe me partneren e re të Ledrit, Sarën duke shkëputur pikërisht pjesën: “Krejt çfarë i pata unë i merr ajo tjetra, te ti unë jam ajo e vjetra”.

Lidhur me këto editime që janë bërë tanimë virale, Sara është pyetur së fundmi në një ‘Ask’ se çfarë mendimi ka lidhur me to.

Super ide marketingu, kushdo që e ka bërë i lumtë. E kam me të vërtetë

Por, pse mendojmë ne se është një ‘thumb’ për Dafinën? Epo, kush do e marketojë këngën më të re të Dafit, veç saj dhe grupit që i qëndron pas?

https://www.tiktok.com/@albcelebs/video/7117256804995763461?_t=8Tyecr55FiQ&_r=1