Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha zbulon ditën e lançimit të projektit të saj në biznes!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike. Këtë e ka bërë me dije para pak muajsh, por duket se planet e saj ishin shtyrë. Në fillim u mendua se linja e saj kozmetike do të lançohej në muajin dhjetor, por për arsye që nuk dihen ende, burime për Prive zbuluan se ky projekt është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Mirëpo, kur thamë vitin e ardhshëm, bëhet fjalë për ditën e parë të 2021-shit! Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja, e cila me anë të ‘Ask-u’ të bërë pak më parë me ndjekësit e saj ka zbuluar jo vetëm detaje rreth sipërmarrjes së saj më të re, por dhe datën e lançimit.

Produktet e kësaj linje kozmetike do të prodhohen në Gjermani.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Para disa ditësh, Sara ka publikuar një video në YouTube ku i përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që ajo ka marrë ndonjëherë nga ndjekësit e saj, ku një ndër to ka qenë edhe rreth dasmës së saj me artistin, ajo ka shprehur se dëshira e tyre nuk mungon por janë në dilemë nëse dasma e tyre do të jetë shumë e madhe apo një e vogël dhe private. Mirëpo, mesa duket dilema qenka zgjidhur. Pak ditë më parë, bukuroshja ka publikuar një Instastory ku shihet në një ambient me fustane nusërie përreth. Epo, ndoshta mund të kemi një dasmë në horizont…