Showbiz

Sara Karaj mori dhuratën e dytë nga partneri, propozimin e shumëpritur për martesë

Vlogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj duket se i ka dhënë fund beqarisë. Lidhja e saj disa vjeçare me partnerin Darti Malaj duket se është finalizuar me një propozim të bukur për martesë, që bukuroshen e ka lumturuar pamasë.

Me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram, influencuesja e cila është edhe në një pritje të një djali ka ndarë me ndjekësit momentin kur ka marrë propozimin nga gjysma e saj më e mirë. Në përshkrimin e njërës foto ajo ka shkruar se: “E dija që të doja që nga momenti që të takova. Përgjithmonë PO!- ka thënë Sara e cila duket se rrezaton nga lumturia.

Duhet theksuar që lidhja e saj me bashkëshortin e ardhshëm është për tu admiruar, pasi në çdo foto apo video ata shfaqen më të dashuruar se kurrë, duke i falur njëri tjetrit momente të paharrueshme. Para disa ditësh ajo organizoi edhe një baby shower për të festuar ditët e fundit të shtatzënisë. Ne i urojmë Sarës një jetë të lumtur me partnerin e saj tanimë si një bashkëshorte dhe një mami e re në moshë.