Showbiz

Sara Karaj pa dyshim mban rekordin si nëna më e qetë gjatë lindjes, ja përse…

Së fundmi ajo është bërë nënë dhe ndryshe nga nënat e tjera të cilat ruajnë privatësinë gjatë pritjes së ëmbël, ajo na mori me vete në të gjithë rrugëtimin e saj drejt sjelljes në jetë të bebit. Siç e kemi parë edhe nga titulli bëhet fjalë për Sara Karaj e cila ishte një ndër të ftuarat e sotme në Live From Tirana. Vlogerja e fundit foli për eksperiencat e saj të para si nënë e re e cila së fundmi është përballur edhe Koronavirusin.

Nëpërmjet video-ve të publikuara në kanalin e saj zyrtar në YouTube, vlogger-ja zbuloi një ndër ditët më të veçanta të jetës së saj, ajo e lindjes së Tomasit. Që nga kontraktimet e para, tek plasja e ujrave e deri tek lindja e fëmijës së saj të parë, Sara na i tregoi të gjitha duke u bërë kështu shembull për vajzat që bëhen nëna në moshë të re.

Një detaj për të cilën foli më gjerë në Live From Tirana ishte fakti që kur po bëhej gati për të shkuar në maternitet për të lindur, atë e pushtoi një qetësi shpirtërore si asnjëherë më parë. “Në video shihesh më e qetë se kurrë teksa po bëheshe gati për të shkuar për të lindur. Në vend që të panikoseshe ishe e qetë dhe thjesht shkove për të vendosur në fytyrë hidratuesin tënd më të mirë” -tha Ksenja, një ndër folëset e programit duke nxitur Sarën të flasë pak më shumë për këtë moment.

“Në fakt ishte e qetë sepse nuk e mendoja se do të lindja atë ditë. Pata një moment kontraktimi ditë para kësaj por e gjitha ishte një alarm i rremë. Kështu mendova dhe herën e dytë për këtë arsye e mora me shumë qetësi. Mendova se thjesht do bëja një kontroll rutinë e do të kthehesha përsëri në shtëpi” -u shpreh ajo me shumë humor.