Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sara Kolami rrëfehet për vështirësitë e rolit të saj në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”!

Së fundmi, moderatoren bukuroshe Sara Kolami e pamë pjesë të një projekti filmik dhe mund të themi me plot gojën se shkëlqeu. Sara në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca” kishte rolin e një sjuardese greke me të cilën i është dashur të punojë shumë për ta sjellë atë të finalizuar në skenë. Sigurisht sfida më e madhe e aktorëve janë orët e gjata të xhirimeve, përgatitjeve ku fshihet shumë punë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kolami ka treguar se ky rol e ka ‘shtrydhur’ dhe ka dhënë thuajse gjithçka nga vetja.

Ndërkaq sa i takon vështirësisë për të puthur Gentin apo Amosin, Sara u shpreh se kjo pjesë nuk kishte qenë e vështirë për të. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte: “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër. Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi. Në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj, ishte koreografi, lëvizja e këmbëve, koka, duart dhe ishte një ditë xhirimi shumë impenjative dhe isha goxha e stresuar, çdo gjë ishte për ne dhe ajo skenë duhet të shkëlqente.

https://www.instagram.com/p/Cc04nEnMxPq/

Risjellim në vëmendje se filmi “Dashuri dhe Turbulenca” ka në qendër jetën e Bernardit, luajtur nga aktori Amos Muji Zaharia, i cili është i fejuar me tri stjuardesa, Alesia Xhemalaj, Olimpia Smajlaj dhe Sara Kolami, të cilat nuk e dinë ekzistencën e njëra-tjetrës.

Gjithë konflikti dhe humori ndërtohet në momentin kur shfaqet shoku i vjetër i Bernardit, Gentian Zenelaj, që së bashku me shërbëtoren e shtëpisë, Rudina Dembacaj, përfshihen në një situatë të komplikuar, pasi të treja të fejuarat ndodhen në qytet, njëkohësisht.