Celebrities Gossip Showbiz

Sara shpërthen në lot pasi debaton ashpër me Dj PM!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime.

Një situatë që ka tërhequr shumë vëmendje është marrëdhënia e Sarës me Dj PM. Pikërisht në çastin më të papritur, kur mendohej se dyshja do të fillonte të mbante distancë, gjërat morën një tjetër rrjedhë teksa disa ditë më parë erdhi puthja e shumëpritur mes tyre. Mirëpo, kur të gjithjë prisnin se ata do të vazhdonin lidhjen mes tyre, ata jo vetëm u larguan nga njëri- tjetri, por dhe deklaruan se do të qëndronin thjesht shok dhe nuk do të kishte më puthje mes tyre.

Në një diskutim ditën e djeshme, Sarah ka shpërthyer në lot, duke fajësuar veten për mos ecurinë e lidhjes mes tyre.

E pranoj publikisht që e kam pasur unë fajin. Se deri dje është ndjerë ky në faj, pse Balina, Arditi, Arbri kanë thënë ‘pse ti e PM rri më e distancuar

Pas puthjes së parë të Dj PM dhe Sarës,  ndërsa të gjithë prisnim që shtëpia të mbushej nga dashuria dhe emocionet e forta, ishte pikërisht një debat i ashpër që e përkeqësoi situatën.

Rikujtojmë se, motra e Sarës e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, motra e blogeres reagoi për herë të parë lidhur me këtë situatë duke u shprehur se para nisjes së “Big Brother”, ajo i kërkoi të motrës të mos lidhej me askënd aty, po e ndryshoi mendimin kur pa tipin e Dj Pm. Motra e bukuroshes, gjithashtu tregoi se babai fillimisht nuk ishte dakord, sa kur pa Sarën në nominim ‘uroi’ që ajo të dilte.