Celebrities Showbiz

Sarah Berisha dhe Dj PM nisin pushimet e tyre të para si çift!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Duket se marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit po shkon mjaft mirë pas daljes së dyshes nga “Big Brother VIP”, ku ata shihen shumë shpesh nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe nuk na i kursejnë postimet shumë ‘cute’. Gjatë kohës që Sarah ka qenë brenda shtëpisë, e shprehte shpesh mallin që kishte për Pajtimin, e duket se tanimë fati vendosi që ata të jenë jashtë së bashku.

Ndërkohë ata tani kanë nisur dhe pushimet e tyre të para si çift. Përmes disa postimeve në InstaStory, Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për stinën e dimrit.

Duket se gjërat po shkojnë më së miri për çiftin dhe se ata deri tani kanë ditur ta ruajnë marrëdhënien e tyre. Ndërkohë Sara dhe PM duhet thënë se janë çifti më i pëlqyer i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nga publiku.

Rikujtojmë se, shpesh gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, blogerja përmendte familjen e sidomos motrën e saj Ditea, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Me anë të një postimi në Instastory, ajo na tregoi se cili mesazh i ardhur nga jashtë e ka mbajtur atë të fortë dhe e ka shoqëruar gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP” dhe bëhet fjalë pikërisht për një letër nga motra e saj ku shkruhej: “Ji gjithmonë vetvetja! Shpirti jot i pastër do të ndihmojë të arrish yjet!”