Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha poston papritur foton e pazakontë të Dj Pm!

“Big Brother VIP 1” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Çifti prej disa ditësh po shijon pushimet jashtë Shqipërisë dhe nuk kanë nguruar të ndajnë me ne disa momente gjatë këtyre ditëve. Gjithmonë Sarah dhe Pm postojnë foto dhe video shumë ‘funny’ të njëri-tjetrit e kështu ka qenë edhe një postim i fundit i Sarës, e cila ka postuar një foto shumë ‘të pazakontë’ të Pm dhe shkruan:

Lujti

 

 

Ditën e sotme Dj Pm ka postuar një video, ku në një sens humori ka treguar se si e imagjinon ai Sarën pas 10 vitesh, duke e krahasuar me një zonjë të moshuar, që po kalonte në ato momente në rrugë. Sara dhe Pm gjithmonë postojnë foto dhe video shumë ‘funny’ të njëri-tjetrit.