Celebrities Gossip Showbiz

Sarah dhe Ditea Berisha ndajnë të njëjtin problem!

Motrat Sarah dhe Ditea Berisha  janë shumë të dashura për publikun shqiptar, dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtyre muajve të fundit. Shumë të suksesshme që të dyja, motrat Berisha tashmë janë bërë pjesë e pandarë e medias teksa që të dyja kanë nisur moderimin në emisione dhe rubrika përkatëse. 

E në rrjete sociale, padyshim si dy blogere, bukuroshet tërheqin mjaft vëmendje me video-t e tyre duke bërë shpesh dhe sfida virale të TikTok-ut. E së fundmi në postimin më të fundit të tyre, dy motrat kanë ndarë me ne të njëjtin problem që në fakt e kanë dhe shumica e vajzave dhe besojmë që do ta gjeni veten.

E keni parasysh kur drejtoni flokët me pjaster dhe mund të arrini vetëm një pjesë të tyre, teksa pjesa prapa ngelet gjithmonë rrëmujë? Epo, Sarah dhe Ditea i keni rënë pikës!

Blogerja e njohur Sarah Berisha dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zbuluar së fundmi disa detaje nga jeta e saj private. Ajo ka treguar se ka 7 tatuazhe në trup, ndërsa njërin e ka të njëjtë me motrën e saj, Ditea.

Kam pasur pirsing në trup. Kam dhe 7 tatuazhe në trup. I kam kujtim. Kam një tek dora, një tek këmba. Janë art. Kam një qershi këtu te këmba. Unë e kam bërë qershinë bashkë me motrën, dy qershia bashkë që nuk ndahen kurrë, plus unë i kam shumë qejf qershitë.