Celebrities Film & Tv Showbiz

Sarah Jessica Parker na shuan kuriozitetin e “Just Like That” me postimin e ri!

Ndërsa seriali “And Just Like That” është pranë daljes së tij në muajin dhjetor, faqja zyrtare e serialit në rrjetin social Instagram vazhdon të joshë fansat. Ditën e djeshme u postua një fotografi e aktores dhe producentes së njohur amerikane, Sarah Jessica Parker, e cila shfaqet duke buzëqeshur përballë pasqyrës me pak grip dhe me një peshqir në kokë.

Faqja zyrtare e “Just Like That” në Instagram, numëron plot 556 mijë ndjekës dhe mijëra pëlqime në fotografinë e aktores 56-vjeçare Sarah Jessica Parker. Edhe pse i ka kaluar të 50-tat ajo duket shumë herë më e re nga mosha e saj dhe duket aq e mrekullueshme saqë të gjithëve iu ngelen sytë tek Sarah. Postimi tregon aktoren në personazhin e Carrie Bradshaw ndërsa shikon në një dollap, duke u kënaqur me përzgjedhjen e këpucëve. Në postim ishte shkruar:

Mezi presim të shihemi të gjithë në dhjetor.

Fansat e “Sex and the City” janë ngacmuar me postimet nga vazhdimi i këtij seriali gjatë gjithë verës dhe në vjeshtë kasti është parë rregullisht në sheshxhirim. Personazhet origjinal Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon janë sërish pjesë e serialit, ndërsa Kim Cattrall nuk është më pjesë e kastit. Sezoni i ri fillon në muajin dhjetor, vetëm në “HBOMax”. Këtë njoftim e ka postuar sërish në rrjetin social Instagram, faqja e serialit.

Rikujtojmë se, vdekja e papritur e Willie Garson tronditi shumë fansa por edhe shumë kolegë të tij. Personazhi shumë i dashur i serialit “Sex and the City” ku njihej si Stanford Blatch, ikonë gay nuk është më.  Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker foli publikisht për vdekjen e mikut të saj të ngushtë, i cili humbi betejën me kancerin në moshën 57-vjeçare. Aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram theksoi se vdekja e Garson do të lërë një boshllëk të madh në jetën e saj.