Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Jessica Parker nuk do të marrë pjesë në eventin e Met Gala këtë vit?!

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes në eventet madhështore të Met Gala. Por në ngjarjen e këtij viti me temën e modës amerikane, ylli i “Sex and the City” mund të mungojë së bashku me Andy Cohen. Kur ky i fundit u pyet për planet e tij lidhur me mbrëmjen madhështore, ai u përgjigj:

Po marr një vit pushim.

Nga ana tjetër, Sarah Jessica Parker ka qenë e zënë në punë duke xhiruar rikthimin e shumëpritur të “Sex and the City”, serialin pasues “And Just like That” këtë verë, kështu që ndoshta orari i xhirimeve të saj bie ndesh me natën e madhe të eventit. Parker, 56 vjeçe, ka marrë pjesë në Met Gala me Cohen jo më pak se pesë herë në të kaluarën dhe kur ngjarja e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 , dyshja ende festuan së bashku, por sigurisht nga një distancë e sigurt.

Në kushte normale, eventi lukzoz zhvillohet të hënën e parë të muajit maj. Këtë vit ajo u shty për në datë 13 Shtator. Tema e mbrëmjes së këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, dhe do të drejtohet nga Billie Eilish, Naomi Osaka, Amanda Gorman dhe Timothée Chalamet, me të ftuar nderi Tom Ford dhe Anna Wintour.  Kësaj rradhe të gjithë që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje duhet të jenë të vaksinuar dhe duhet të mbajnë një maskë në ambientin e brendshëm gjatë gjithë kohës.

Rikujtojmë se, “And Just Like That”, seriali që do të pasojë “Sex and The City”, aktualisht po vazhdon xhirmet e tij në New York dhe aktorët e famshëm, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, ndanë me publikun disa fotografi nga seti, të cilat kanë bërë kureshtarë të gjithë fansat. Gjatë fundjavës, të dy ata postuan në llogarinë e tyre në “Instagram” disa foto, teksa ishin në rol si Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, ndërsa shiheshin në sy dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit.