Aktualitet

Sarandë/ Autoambulanca përplaset me një BMV X6, në gjendje kritike infermierja

Dita nisi me një aksident të rëndë në qytetin e Sarandës ku një infermiere u plagos nga përplasja e një autoambulance me një BMV X6, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”. Mësohet se autoambulanca lëvizte në kundravajtje dhe përfundoi në një bordurë.  Infermierja Adelina Rizvani, 57-vjeçe është në gjendje kritike. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.