Celebrities Lancio Music

Sardi Strugaj na zbulon disa të pathëna lidhur me projektet e tij dhe jo vetëm…

Së fundmi i ftuar në studion e “Lancio” ka qenë artisti i njohur Sardi Stugaj. Ai ka folur më shumë për projektet e tij dhe jo vetëm. Projekti i fundit i Sardit ka qenë “Shpëtimtari” në bashkëpunim me Arnon. Çfarë ka ai për të thënë për këtë bashkëpunim?

Kemi qenë një grup i madh që kemi bashkëpunuar. Ka qenë një ide që duhet të ktheheshim prap së bashku pas këngës “E pash unë Djallin” dhe vendosëm që të rikthehemi prap. Na ecën gjaku të dyve. Na pëlqen shumë të punojmë bashkë. Nisi nga një demo shumë fillestare, na erdhi ideja shumë natyralisht. 

A mendon Sardi se po e kufizon veten duke patur vetëm projekte brenda rrethit të tij të grupit?

Për momentin kemi patur bashkëpunime me njëri-tjetrin edhe për shkak të thjeshtësisë. mendoj se ka qenë më e thjeshtë për shkak të kimisë që kemi krijuar që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, duke qenë gjithë kohës në studio bashkë. Është një fillim i mbarë që e kemi nisur bashkë. Sigurisht që edhe suportin fillimisht do ja japim njëri-tjetrit. Dhe tani e mbrapa ngelet që të zgjerohemi. Por deri tani mendoj se kemi bërë një punë të mirë. 

Pas “Syve” që ka qenë një sukses i padiskutueshëm, a nuk mendove që tani është momenti për të bashkëpunuar me emra të mëdhenj?

Por nuk pranojnë (qesh). Bëj shaka, sepse nuk është se kemi bërë tentativa por është një pjesë e të vërtetës tek ajo që thashë. Frika se mos artistët e mëdhenj, pra ajo që mund të marr prej tyre, të të thonë jo, të heziton pak që t’i pyesësh sepse një përgjijge negative mund të të intimidonte dhe mund të të demoralizojë pak. Kështë që është më mirë që unë personalisht synoj hapa të sigurtë. 

Cili është ai emër që do të doje të bashkëpunoje?

Janë disa emra, Dua Lipa, The Weeknd, unë për këta po thoja që nuk e di a pranojnë (qesh). Do të doja të bashkëpunoja me Dafinën, më pëlqen si artiste, me Elvanën, Ledrin, MC Kresha. Pra unë gjuaj për lart. Elvana më pëlqen shumë për popullaritetin që ka në të kënduar, jo vetëm për famën. Ajo di si të përshtatet. Më pëlqen MC Kresha për tekstet, për interpretimin që ka. Ledri më pëlqen për famën që ka, do të më jepte edhe mua një ‘push’. Dafina më pëlqen për ngjyrën e zërit, pavarësisht se këngët e fundit nuk i gjej shumë që ta shpalosi, por besoj se e ka treguar veten dhe kjo mund të jetë një arsye. Ngjyra e zërit që ka Dafina më pëlqen shumë dhe mendoj që mund të përshtatet një projekt ndryshe nga sa është dëgjuar tani. Unë besoj se do kemi një bashkëpunim shumë shpejt bashkë.

Çfarë mendon Sardi për tregun muzikor aktual shqiptar?

Mos më pyet. Mendoj që nuk kemi treg. Më vjen keq por nuk kemi një treg të mirëfilltë muzikor. Nuk kemi struktura të shtruara dhe besoj se janë artistë ‘fast food’. Para dy vitesh kishte shumë artistë të rinj që sot nuk janë. Të bësh për dy vjet 15 këngë me të njëjtën temë, kjo nuk të lë hapësirë që të rritesh. Kjo dëmton dhe trewgun, dëmton dhe ata si artistë.

Lidhur me hitin e tij “Sytë”, Sardi është shprehur dhe në lidhje me frymëzimin e tij për ta sjellë si këngë.

Për jetën time personale unë jam shumë i rezervuar dhe nuk flas shumë. Është një histori dashurie që e kam humbur dhe është shumë e vështirë kur humb një dashuri. Është shumë e vështirë që ta zëvendësosh, të marrësh veten. Gjithmonë kur ka dashuri nuk ka arsye për t’u ndarë.