Celebrities Gossip Showbiz

Scott Disick ka sot ditëlindjen dhe urimet e familjes Kardashian nuk mungojnë!

Scott Disick është një nga emrat më të përfolur të momentit. Kjo sepse së fundmi u organizua dasma e ish-partneres së tij Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, dhe kjo ka çuar tërë vëmendjen te Scott.

Ndërkohë, ditën e sotme, Scott festoon 39-vjetorin dhe familja e Kourtney nuk nguroi ta uronte Disick. Motra më e vogël e Kourtney, Kim Kardashian ndau një sërë fotosh me djalin e ditëlindjes në InstagramStory teksa shkroi:

Gezuar ditëlindjen Scott. Të dua shumë dhe po pres me padurim të festoj me ty.

Disick ndau gjithashtu një video me rastin e ditëlindjes së tij. Në klip mund të shihej djali i ditëlindjes së bashku me Mason dhe Reign, si edhe me Penelope, fëmijët që ai ka me Kourtney, teksa shkroi:

Gezuar ditëlindjen për mua! Bekimet më të mëdha të jetës simë janë këtu!

Kris Jenner, mamaja e Kourtney gjithashtu e uroi Scott. Ndërkohë, kujtojmë se mes bujës së dasmës italiane të Kourtney dhe Travis, Scott Disick është parë duke shijuar pjatën e tij italiane pasi nuk ishte i pranishëm në dasmën e tyre në Portofino. Ai dukej i mërzitur ndërsa kishte para një tas me makarona në Bar Pitti në Nju Jork të martën. Por Scott u shfaq me humor më të lartë po atë ditë gjatë një shkëmbimi komentesh me modelen Holly Scarfone, ku ai bëri shaka për ‘talentet’ e saj të shumta.