Celebrities Gossip Showbiz

Scott Disick rikthehet me ish-partneren Christine Burke?!

Scott Disick u bashkua me ish-partneren e tij Christine Burke teksa doli nga Nobu Malibu të premten mbrëma, pas ndarjes së tij me Amelia Hamlin. 38-vjeçari dukej vërtet mirë me një xhaketë të zezë, të cilën e vendosi sipër një bluze dhe pantallona të gjera ndërsa po dilte me modelen, me të cilën frekuentohej më parë në vitin 2016.

Duke e kompletuar look-un e tij me një palë atlete gri, ai mbante kapele bejsbolli, ndërsa i shtoi pamjes së tij një orë argjendi verbuese. Ndërkohë, shoqëruesja e tij 25-vjeçare, kishte veshur një jelek të bardhë, të cilin e bashkoi me një pulovër të thurur para se të hidhte një çantë mbi supe.

Modelja mbante një palë xhinse blu të zbehura dhe një xhaketë ngjyrë kafe. Ajo kishte veshur një palë këpucë të bardha teksa flokët e saj ngjyrë kafe të errët i mbante në një bisht, ndërsa ka kompletuar look-un e saj me një palë vathë argjendi. Scott thuhet se është duke dalë me vajza pas një ndarjeje nga Amelia Hamlin gjatë këtij viti. Një burim tha për mediat e huaja si më poshtë.

Scott ka filluar të bëjë takime romantike. Ai u lidh me ish-partneren e tij Christine përmes miqve të përbashkët, dhe ata kanë qenë duke shkruar mesazhe dhe shoqërohen.

Tani që Scott është beqar, ai është duke u lidhur me shumë njerëz nga e kaluara e tij dhe po përpiqet të dalë më shumë. Më parë gjatë këtij muaji Scott u fotografua duke lënë Nobu Malibu me Hana Cross, ish të dashurën e Brooklyn Beckham.