Showbiz

“S’di më si jetohet pa të”. Për kë e ka Jonida?!

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Jonida Shehu zbuloi ditën e sotme se ka humbur njeriun më të dashur në jetë, nënën e saj. Ajo ka patur një lidhje shumë të afërt me të dhe një ngjarje e tillë jemi të sigurt që e ka lënë të shokuar dhe plot dhimbje.

Ajo e ka dhënë lajmin me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto me mamanë dhe i ka dedikuar disa rreshta shumë të trishtë që na përlotën të gjithëve.

Mami iku dhe s’di më si jetohet pa të! Shpirti im!

Ne i bashkohemi dhimbjes së Jonidës dhe i shprehim ngushëllimet tona për këtë humbje!