Lancio Music

Së bashku me pranverën këtë të dielë vjen dhe “Lancio”!

Që nga java e kaluar “Lancio”-n e gjeni live në Top Albania Radio të moderuar nga Albana. Mund të themi se ky emision muzikor është kthyer në një nga më të preferuarat tuaja pasi jo vetëm na prezanton me hitet më të reja të artistëve tanë të dashur, por vjen dhe me shumë informacione mbi jetën e karrierën e tyre, të cilat na befasojnë çdo herë.

“Lancio” nuk ju lë kurrë vetëm, ky emision vjen pranë jush në një maratonë dy orëshe duke ju servirur muzikën më të mirë e më të re që është e përzgjedhur veçanërisht për ju nga këngëtarë të huaj e shqiptarë. Ndërkaq, le të njihemi me këngët që do t’ju shoqërojnë këtë mbrëmje.

Artistë të huaj:

Selena Gomez – Dámelo To’ ft. Myke Towers

Bebe Rexha – Sacrifice

James Arthur – Medicine

Artistë shqiptarë:

Klodiana Vata – Bosh

KLEONIKI – Goddess Like Me

KOKA – Bliss