Health & Beauty Lifestyle

Se çfarë tregon sperma për shëndetin tuaj e mësoni në këtë artikull!

Shëndeti ndoshta është gjëja e fundit që ju vjen në mend kur jeni në prag të derdhjes së spermës por pamja, konsistenca dhe aroma e saj mund të ndihmojë shumë sa i përket monitorimit të shëndetit. Produkti juaj përfundimtar përmban vetëm 10% spermë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga enzimat, vitamina C, kalciumi, proteinat, zinku, etj dhe që të gjitha këto tregojnë se çfarë gjendet brenda trupit tuaj.

Sperma kryesisht është lëng me ngjyrë hiri apo e bardhë e mbyllur dhe ka aromë klori edhe pse kjo varet nga individi në individ. Vëllimi mesatar i spermës që prodhohet në një ejakulim të vetëm shkon nga 2 deri në 5 ml, që është përafërsisht një lugë gjelle lëng. Nëse sperma mban ngjyrë të kuqe apo ngjyrë kafe, kjo ndoshta është për shkak të hovit të enëve të gjakut dhe zakonisht nuk keni nevojë të shqetësoheni për këtë.

Përderisa kjo është krejtësisht normale, nëse ndodh që sperma mos ta rikthejë ngjyrën e vet më së shumti brenda dy ditëve, është e nevojshme të vizitoni doktorin sepse mund të keni ndonjë infeksion apo kancer. Ndërkaq, një ngjyrë e gjelbër apo e verdhë e spermës mund të jetë indikator i diçkaje të keqe, kryesisht shenjë e ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Por nëse nuk keni spermë fare? “Orgazma e tharë” është kur mashkulli e arrin klimaksin seksual por nuk ejakulon.

Te shumica e meshkujve të ri kjo nuk është problem dhe zakonisht është rezultat i orgazmave të shpeshta nga të cilat gjenitalet mbesin pa lëng. Sidoqoftë, te meshkujt e moshës së mesme apo te meshkujt e vjetër të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike të prostatës, radioterapisë apo tretmanëve tjera në zonën e prostatës, kjo mund të jetë shenjë e ejakulimit reaksionar. Rikujtojmë, se kur bëhet fjalë për seksin oral, kënaqësia është përfitimi kryesor që të dy partnerët marrin. Por a keni dëgjuar për “terapinë e spermës?” Zbuloni disa nga benefitet që të jep gëlltitja e spermës.