Celebrities Gossip Showbiz

“Se Nora nuk o njësoj”! Këngëtarja na befason me ‘look-un’ e saj më të ri

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish. “Nora nuk o njësoj” dhe këtë na e vërtetoi me ndryshimin e radhës në ‘look’. Teksa shfaqet me baluke dhe një ngjyrë krejtësisht natyrale të flokëve, ajo duket më bukur se kurrë! Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Nora shfaqet veshur me një këmishë të bardhë të shkurtër me detajin e lidhjes në pjesën e përparme dhe një palë tuta të gjera në të njëjtën ngjyrë duke na treguar se modelin e saj të ri.

Kujtojmë se, Nora sapo ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Gjikon. ‘Ay Caramba’ është pëlqyer shumë nga ndjekësit duke numëruar afro 12 milion klikime.