Tech

Së shpejti, fotot me cilësi të lartë mund t’i shkëmbeni edhe në Whatsapp!

Një përditësim i ardhshëm i WhatsApp do t’iu lejojë të ngarkoni foto dhe video me cilësi shumë më të lartë!

Sipas një raporti të fundit tre opsione të reja po zhvillohen për  Android për nivelin e kompresimit dhe ato janë: “Auto,” “Best Quality,” dhe “Data Saver.”

Nëse ofrohet në këtë formë përdoruesit mund të zgjedhin të kursejnë internetin e tyre apo ta dërgojnë në cilësi të lartë. Për të shmangur kompresimin e fotove dhe videove aktualisht në WhatsApp duhet t’i dërgosh në formën e një dokumenti!

Nuk dihet ende se kur do të jetë gati ky update i ri!