Celebrities Pardon My French Showbiz

Së shpejti modele? Sara Fani zbulon gjithçka ekskluzivisht për Top Albania Radio!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Sara Fani, drejtoresha e imazhit në Top Channel e cila kujdeset për pjesën më të madhe të emisioneve. Ajo ka zbuluar më shumë rreth punës së saj angazhimit për kujdesin dhe kurimin e imazhit gjithashtu edhe për rrjetin e saj social Instagram.

Duke qenë se Sara është pjesë e shumë eventeve të rëndësishme në fushën e modës, a ka marrë ajo ndonjëherë një propozim për të qenë modele?

Në fakt ka ndodhur në Milano Fashion Week pas show-t të Max Mara, unë shkova në sfilatë me një veshje të Max Mara-ës jo të atij sezoni dhe koleksioni që e kisha gjendje në shtëpi për t’u prezantuar e veshur me atë firmë. Pas show-t duke qenë që ishte koha shumë e ngjeshur shkova tek butiku i Max Mara-s për të bërë shopping dhe bëra shumë foto dhe video ndërkohë që provoja veshje dhe ia dërguan zonjës që ka krijuar Max Mara-n dhe thanë ‘wow’. Kjo goca e prezanton shumë mirë brand-in tonë. E kemi lënë që do të flasim sërish në shtator kur të afrohet sfilata. Por realisht nuk jam modele, është një punë që duhet filluar që e vogël duhet të trajnohesh. 

Kurimi i një rrjeti social siç është Instagram-i është gjithashtu i rëndësishëm për çdo influencer, çfarë sugjeron Sara në lidhje me këtë?

Sugjerimi i parë është që duhet t’i mbajnë gjërat shumë pastër, pak dhe saktë. Kam vënë re që ndonjëherë mbingarkohet me shumë gjëra dhe nuk i lë hapësirë personit që të absorbojë një informacion nga një tjetër në Instagram ndërsa për pjesën estetike normalisht jam tek ngjyrat neutrale, të lehta jo të forta. Më pëlqejnë fotot spontane. 

Më tej ajo ka shtuar se:

Tregu i influencer-ave në Shqipëri është kaotik, është ç’rregulluar shumë kështu që derisa të ketë një rregullator në tregun tonë unë nuk kam ndërmend të vazhdoj profesionalisht këtë si profesion. 

Sara e ka nisur karrierën si moderatore por më pas ka pasur edhe angazhime të tjera në shumë emisione. A është moderimi pjesë e rëndësishme e karrirës së saj apo është më mirë në backstage si kuratore imazhi?

Jam shumë më mirë në backstage, i kam provuar të dyja eksperiencat dhe moderimi më ka stresuar qoftë edhe për faktin që unë jam e qetë dhe flas shumë pak, nuk më vjen natyrshëm dhe nuk e kam me dëshirë ta bëj të sforcuar. Mendoj që moderimi kërkon njerëz që e mbajnë gjallë gjatë gjithë kohës minutazhin.

Cili është emisoni më i kuruar sipas Sara Fanit?

Çdo emsion që merr në dorë Ledion Liço. 

Po njerëzit që vishen më bukur në Top Channel?

Ledion Liço dhe Lori Hoxha.