Art & Kulturë Bota

Koloseu i Romës, së shpejti turistët do të qëndrojnë te vendi i gladiatorëve

Italia miratoi projektin për të rindërtuar dyshemenë në Koloseun antik të Romës, për t’u dhënë vizitorëve mundësinë për të qëndruar atje ku dikur kanë luftuar gladiatorët. Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2023.

Projekti për ndërtimin e dyshemesë prej druri u shpall nga ministri i Kulturës, Dario Franceschini.

Firma italiane inxhinierike “Milan Ingegneria” fitoi kontratën prej 18.5 milionë eurosh për të ndërtuar dyshemenë.

Aktualisht, monumenti 2,000-vjeçar nuk ka dysheme.

Ajo është hequr nga arkeologët në shekullin 19, për të ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve, ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët, përpara se të fillonin sportet e përgjakshme.

Franceschini tha se dyshemeja e re do t’u mundësojë vizitorëve “të shohin madhështinë e Koloseun nga qendra e tij”.

Koloseu ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake.

Luftimet me gladiatorë dhe spektakle të tjera publike mbaheshin me së paku 50,000 spektatorë.

Më 2019 – vitin e fundit pa pandeminë e koronavirusit – Koloseumi ka tërhequr rreth 7.6 milionë vizitorë.