Botë e Çuditshme Tech

Së shpejti një sistem nëntokësor robotësh për t’u sjellë klientëve ushqimin nën parkingje!

Pas njoftimit të Wendy’s se do të përdorte inteligjencën artificiale në “drive-thru-të” e saj, zinxhiri i ushqimit të shpejtë shpreson të shtojë një tjetër pjesë të teknologjisë në përmirësimin e përvojës së saj të të ngrënit. Konkretisht, ajo dëshiron të shtojë një sistem nëntokësor robotësh autonome për t’u sjellë klientëve ushqimin e tyre nën parkingjet e saj.

Wendy’s prezantoi flotën e re të robotëve vetë-drejtues në një deklaratë për shtyp. Zinxhiri i ushqimeve të shpejta do të pilotojë një sistem robotik nga Pipedream, një kompani hiperlogistike, për të sjellë porosi të bëra nëpërmjet telefonit, nga kuzhina te klienti. Pas porosisë nga telefoni, klientët do të jenë në gjendje të drejtohen tek një kioskë të marrjes së menjëhershme të porosisë dhe të qasen në restorant duke përdorur një altoparlant.

Robotët e kontrolluar nga temperatura do të transportojnë më pas ushqimin nën tokë nga kuzhina tek makina e klientit. Zëvendëspresidenti i lartë i Wendy’s Matt Spessard në deklaratën për shtyp tha se:

Në Wendy’s, ne vazhdimisht shkojmë drejt inovacionit për t’u përshtatur me klientët tanë në mënyrat që ata i zgjedhin për të ndërvepruar me ne. Teksa preferencat e porosive me telefona rriten, ne jemi të kënaqur që jemi restoranti i parë i shërbimit të shpejtë në partneritet me Pipedream, duke shfrytëzuar teknologjinë dhe sistemin e tyre unik të shpërndarjes me synimin për të rikrijuar blerjet digjitale për të sjellë më shumë Wendy’s te më shumë njerëz sa më shpejt dhe me efikasitet.