Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Së shpejti pjesë e Top Media-s, cilat janë planet televizive të këngëtarit Ardit Çuni?!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonidës dhe Elonës, ishte këngëtari Ardit Çuni, për të folur për projektin e tij më të ri muzikor, një bashkëpunim i veçantë me Çiljetën në këngën “Oj Dashni”. Kujtojmë, se edhe këngëtarja ishtë poashtu e ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike, ku ekskluzivisht për TAR zbuloi gjëra shumë interesante dhe tregoi disa nga planet e saj televizive.

Ndërkohë, Ardit Çuni foli jo vetëm për muzikën që bën, teksa risolli qëndrimin e tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Duke rikujtuar detajet nga qëndrimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai gjithashtu theksoi si ka ndryshuar jeta e tij që prej daljes nga “BBV”.

Ka ndryshuar shumë. Ka ndryshuar rutina, regjimi i gjumit, ekspozimi dhe pjesa e popullaritetit. Më janë shtuar datat për koncerte, por edhe shumë angazhime, pjesëmarrja në shumë emisione të ndryshme, angazhimi me “Festivalin e Këngës”.

Ndërkohë, duket se planet e tij për muzikën janë të shumta, teksa Arditi zbulon se për ditën e “Shën Valentin-it” do të sjellë një tjetër surprizë për fansat. Por dukshëm, planet e artistit nuk ndalen vetëm te muzika, teksa ai zbulon se do të jetë pjesë e një projekti mediatik në Top Media.

Unë në vitin 2014 dhe 2015 kam moderuar në atë kohë. Ka qenë një emision i suksesshëm. Kam menduar t’i rikthehem televizionit me një projekt timin, që është i madh realisht. Kam marrë disa oferta aktualisht për të qenë pjesë e disa formateve të ndryshme në Top Media.