Celebrities Film & Tv Showbiz

Sean Penn ndërpret xhirimet e serialit të tij dhe arsyeja është shumë serioze për të…

Së fundmi Sean Penn ka deklaruar se vaksinat kundër coronavirusit duhet të jenë të detyrueshme, duke e krahasuar mosvaksinimin me drejtimin e armës ndaj dikujt. Gjatë fundjavës, aktori i famshëm konfirmoi për CNN se ishte larguar nga xhirimet e serialit “Gaslit”, sepse nuk ishte e detyrueshme që të gjithë aktorët dhe anëtarët e ekipit të vaksinoheshin. Ai u shpreh:

Aktorët janë të mbrojtur, por nëse skenografi punon së bashku me një tjetër që nuk është i mbrojtur, ata mund të sëmuren. Unë nuk doja të isha bashkëpunëtor në diçka që do të thotë të kujdesesh vetëm për një grup, jo për të gjithë. Duhet të jetë e detyrueshme, si ndezja e dritave në automjet gjatë natës, por padyshim që nuk do të ndodhë nesër. Megjithatë në botën e biznesit është duke iu kushtuar gjithnjë e më shumë vëmendje.

Ai ka theksuar se do të kthehej në xhirimet e “Gaslit” kur të jetë i sigurt se njëqind për qind e ekipit është vaksinuar. 61-vjeçari u shpreh:

Nuk mund të sillesh rreth e rrotull duke ia drejtuar armën dikujt në fytyrë, pikërisht kjo ndodh kur njerëzit janë të pavaksinuar.

Rikujtojmë se, së fundmi situata me karantinimin dhe COVID-19, ka bërë që qytetarët dhe pushtetarët e Hong Kong-ut të irritohen me Nicole Kidman. Teksa qyteti shtrëngon kufizimet e hyrjes për udhëtarët ndërkombëtarë për të parandaluar koronavirusin, karantina në Hong Kong për yllin e Hollywood-it, Nicole Kidman nuk ka qenë e detyrueshme. Kidman, e cila udhëtoi për në Hong Kong javën e kaluar nga Sydney, u përjashtua nga një karantinë një-javore dhe u pa në qytet këtë javë duke filmuar një seri të re të Amazon Prime Video të titulluar “Expats”.