Rajoni

Seanca e parë ndaj Thaçit në Hagë, të hënën në orën 15.00

Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit  u konfirmua dje, ku më pas u Thaçi transferua në dhomat e paraburgimit. Seanca e parë do të jetë e hapur për publikun ku i akuzuari dhe përfaqësuesi i tij ligjor do të njihen me akuzat.

Ndwrkohw Kosova rrit nivelin e sigurisë pas dorëheqjes sw  Hashim Thaçit nga posti i Presidentit. Plani i prezantuar sot nga Ministri i Brendshëm, Agim Veliu përfshin masa për mbrojtjen e zonave me popullsi të përzier në rast incidentesh të mundshme. Gjithashtu autoritetet janë përgatitur me disa skenarë për t’i paraprirë rreziqeve ndaj rendit e qetësisë publike në Kosovë.

Zhvillimet në Kosovë u bënë shkak që sot në Kuvend të shtyhej seanca ku planifikohej votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e pandemisë koronavirus. Në sallë nuk u plotësua kuorumi. Ndërkaq më herët gjatë ditës, forcat e EULEX-it nisën kontrollet në banesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Rexhep Selimit, të cilët nga dje janë në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.