Sport

Sekreti i fitores së Italisë kundrejt Anglisë kanë qenë fjalët frymëzuese të Mancini-t?!

Tekniku i Italisë, është përpjekur t’u rrëmbejë një buzëqeshje lojtarëve të tij, në mbledhjen e fundit taktike përpara ndeshjes Itali-Angli. Pastaj trajneri i Axurrëve korrigjoi Spinazzolan, të dëmtuar, me Emerson Palmierin dhe përfundoi formacionin duke arritur te Immobile, para se të fillonte fjalimin për të motivuar ekipin kombëtar që së shpejti do të përballej në stadiumin Wembley me Anglinë

Në videon e publikuar, mund të dëgjohet tekniku italian duke artikuluar këto fjalë frymëzuese:

Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Jemi Zot të fatit tonë, e dini çfarë duhet të bëni.

Rikujtojmë, se Italia është shpallur kampion Evrope, duke mposhtur Anglinë në finalen e “Euro 2020”. Normalisht ky ka qenë rasti perfekt që lojtarët e ekipit të festonin, ashtu siç ju kishte hije. Dhomat e zhveshjes së Italisë, janë përshkruar nga mediat angleze si ‘fushë betejë’.

Nga ana tjetër, UEFA ka nisur procedurë disiplinore për ngjarjet rreth finales së “Euro 2020”, duke përfshirë edhe veprimet e tifozëve të Anglisë brenda dhe rreth stadiumit “Wembley”. Tifozët janë rrahur me pjesëtarët e sigurimit dhe policët, ndërsa janë përpjekur të hyjnë brenda stadiumit ditën e ndeshjes.