Seksi në kohë pandemie është shërim sipas doktor Pipero-s!
Ndryshe • 18:56 10/03/2021
Pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda në të gjithë botën, ndërsa edhe vendi ynë vijon të përballet me agresivitetin e saj. Mjeku infeksionist shumë i njohur për publikun shqiptar, Pëllumb Pipero ishte sot i ftuar në Top Albania Radio. I ftuar në programin “Ndryshe” Pipero erdhi me një surprizë, një tortë me simbolet e COVID-it vetëm për TAR, duke sfiduar në një farë mënyrë edhe Erion Veliaj-n, pasi edhe ky i fundit erdhi me një tortë në emision. Gjatë intervistës Pipero, foli gjerë e gjatë për COVID-19, më e rëndësishmja është se ai shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet. I pyetur se si ndikon marrëdhënia seksuale gjatë pandemisë, Pipero tregon se është një shërim për të gjithë të dashuruarit. Normalisht që kjo periudhë ka grumbulluar stres dhe shumë ankth te të gjithë ne, por marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlironi negativitetin që është akumuluar brenda jush. Pra sipas Piperos, marrëdhëniet seksuale ju japin imunitet dhe do të ndiheni më të qetë nga gjendja emocionale.
Nevina Shtylla: “Jam zënë me Eni Shehun, i kam bërë bllok”!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Djali gënjen mbi origjinën për t’i fituar zemrën vajzës!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Nevina Shtylla: “Kisha pritshmëri nga Romeo por…”!
Ndryshe 18:10 28/03/2024
Nevina Shtylla: “Nuk do doja të isha në BB VIP 3, jam konservatore”!
Ndryshe 18:02 28/03/2024
Shokuese, VIP-at i kalojnë provimet me gojë!
Ndryshe 18:01 28/03/2024
Nga provimi i VIP-ave tek intervista ndryshe e Nevina Shtyllës: “Nuk do doja të isha në BB VIP 3…”
Ndryshe 18:00 28/03/2024
Gjithçka pa nivel që nuk e dinit për Kastro Zizon!
Ndryshe 18:48 20/03/2024