Love & Sex Ndryshe Sociale

Seksi në kohë pandemie është shërim sipas doktor Pipero-s

Pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda në të gjithë botën, ndërsa edhe vendi ynë vijon të përballet me agresivitetin e saj. Mjeku infeksionist shumë i njohur për publikun shqiptar, Pëllumb Pipero ishte sot i ftuar në Top Albania Radio.

I ftuar në programin “Ndryshe” Pipero erdhi me një surprizë, një tortë me simbolet e COVID-it vetëm për TAR, duke sfiduar në një farë mënyrë edhe Erion Veliaj-n, pasi edhe ky i fundit erdhi me një tortë në emision.

Gjatë intervistës Pipero, foli gjerë e gjatë për COVID-19, më e rëndësishmja është se ai shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.

I pyetur se si ndikon marrëdhënia seksuale gjatë pandemisë, Pipero tregon se është një shërim për të gjithë të dashuruarit. Normalisht që kjo periudhë ka grumbulluar stres dhe shumë ankth te të gjithë ne, por marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlironi negativitetin që është akumuluar brenda jush.

Pra sipas Piperos, marrëdhëniet seksuale ju japin imunitet dhe do të ndiheni më të qetë nga gjendja emocionale.